Transferimi më i shtrenjtë

Futboll

Transferimi më i shtrenjtë

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Afati kalimtar dimëror këtë sesion nuk rezervoi lëvizje të bujshme, megjithatë nuk munguan transferimet nga disa klube kryesore të Evropës që plotësuan organikën në sektorët ku kishin më shumë nevojë.

Transferimi më i shtrenjtë i merkatos së janarit rezultoi të ishte ai i kryer nga Tottenhem.

Anglezët transferuan nga Genoa për shifrën e 31 milionë eurove, Radu Dragusin.

Në fakt, rumuni u shndërrua në epiqendrën e kësaj merkatoje pasi praktikisht në garë për shërbimet e mbrojtësit ishin më shumë se katër klube.

Dragusin vendosi të mbante premtimin në drejtimin të anglezëve ndërsa ndoqi gjithashtu edhe ëndrrën për të luajtur në kampionatin më të fortë të Evropës, Premier Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat