Lajm sensacional në listën e UEFA-s të prezantuar nga Napoli në kuadër të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.
Ajo që bën zhurmë është përjashtimi i Piotr Zielinskit, mesfushorit të cilit i skadon kontrata dhe që do të largohet nga Azzurri si transferim i lirë në verë.
Ai pritet te firmose te Interi per 4 vite dhe kjo ka sjelle zemerimin e Napolit, qe ka tentuar te binde te rinovoje por ka marre refuzim.
Polaku do te mbetet keshtu jashte listes se Champions League. Nga nënshkrimet e reja, Dendoncker mbetet jashtë, ndërsa Ngonge, Traorè dhe Mazzocchi janë të pranishëm ne liste.
Kjo është lista e plotë:
Portierë: Gollini, Meret, Contini, Idasiak
Mbrojtës: Mazzocchi, Juan Jesus, Olivera, Ostigaard, Rrahmani, Mario Rui, Di Lorenzo, Natan
Mesfushorët: Cajuste, Lobotka, Traore, Anguissa
Sulmues: Lindstrom, Ngonge, Osimhen, Simeone, Politano, Raspadori, Kvaratskhelia.