Real bën ndryshimin historik në fanellë

Futboll

Real bën ndryshimin historik në fanellë

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 16:42
Real Madrid

Real Madrid ka lajmëruar arritjen e marrëveshjes së sponsorizimit me kolosin amerikan të informatikës HP.

Logoja e kompanisë së njohur do të shfaqet në mëngën e fanellave të klubit Merenge në këmbim të 70 milionë eurove në sezon, siç ka bërë të ditur spanjollja AS.

“Me këtë marrëveshje, HP do të bëhet marka e parë në 121 vitet e historisë së klubit që do të ketë logon e saj në mëngën e fanellës”, ka lajmëruar klubi në një komunikatë për shtyp.

Los Blancos nuk ka specifikuar kohëzgjatjen e marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat