Lewandowski: Të gjitha gjërat e këqija dhe negative u bashkuan në 2023

Futboll

Lewandowski: Të gjitha gjërat e këqija dhe negative u bashkuan në 2023

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 15:08
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski e konsideroi mjaft të vështirë për të vitin që kaloi.

Gjë që e dëshmojnë edhe statistikat e tij në fushën e blertë.

“Në vitin 2023 ishte një kohë kur ndihesha, jo vetëm mendërisht, por edhe fizikisht më i dobët.

Të gjitha gjërat e këqia dhe negative dukej se u bashkuan në një moment.

Gjithçka u grumbullua.

Sigurisht, edhe unë bëra gabime.

Rashë në një lloj rryme dhe u desh goxha kohë për të dalë prej saj, për t’u kthyer në normalitet.

Në futboll nuk është aq e lehtë të dalësh nga gropa, në një ose dy javë.

Gjatë asaj periudhe bëra teste fizike dhe stërvitje individuale në kohën e lirë, doli se dukesha mirë. Kjo më dha shumë përgjigje, gjithashtu. Tani ndihem mirë fizikisht, dua ta ndihmoj maksimalisht Barcelonën,” shpjegoi sulmuesi polak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat