Mbappe, më në fund te Real Madridi?

Futboll

Mbappe, më në fund te Real Madridi?

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 14:56
Perez

Real Madridi i ka tërbuar tifozët e vet me një mesazh “driblues” në rrjetet sociale, në të cilin ka bërë të ditur lajme të rëndësishme.

Për një moment, mijëra fansa menduan se ishte firma e shumëpritur e Kylian Mbappé, por mediat spanjolle i rikthejnë të gjithë me këmbë në tokë.

Sipas informacioneve të mbledhura nga “Marca”, klubi spanjoll do të zyrtarizojë të premten një marrëveshje të rëndësishme sponsorizimi me HP. Kjo kompani do të bëhet një nga sponsorët kryesorë të “Los Blancos”.

Marka do të jetë e pranishme në fanellën e ekipit të pare. “Fly Emirates”, që paguan 70 milionë euro në vit, do të vazhdojë të shfaqet dukshëm në gjoks, ndërsa simboli HP do të vendoset te mëngët.

Me këtë marrëveshje të re, fanella e Real Madridit do të jetë edhe më e pasura në botë. Sponsori teknik (Adidas) paguan 117 milionë në vit, të cilave duhet t’iu shtohen edhe 70 milionë të “Fly Emirates” dhe kontributi i ri i ofruar nga HP (70 milionë të tjerë). Kjo sjell mbi 250 milionë euro në sezon në arkat e klubit mbretëror madrilen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat