Një rikthim dhe një brazilian, dy zyrtarizime te Bylisi

Futboll

Një rikthim dhe një brazilian, dy zyrtarizime te Bylisi

Më: 31 janar 2024 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Dy përforcime për Bylisin. 

Klubi ballshiot ka prezantuar sot Bruno Pujën dhe Victor Juffon si lojtarët më të rinj të skuadrës.

I pari luan si portier dhe vjen nga Erzeni, ekip ku u transferua në datën 11 janar, pikërisht nga Bylisi.

Tashmë rikthehet sërish në Ballsh.

24-vjeçari nga Kavaja ka luajtur më parë edhe me Egnatian, Kastriotin dhe Besën. Ndërkohë, braziliani Juffo vjen të përforcojë repartin ofensiv të Bylisit.

30-vjeçari, i cili bën rolin e mesfushorit të avancuar, sulmuesit të dytë dhe të krahut të djathtë, ka veshur fanellat e Shkëndijës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut dhe Flamurtarit në Shqipëri.

Dy përforcime të rëndësishme për misionin Superiore për skuadrën e drejtuar nga Arjan Bellai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat