Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu, lojtarë të rinj të LNZ Cherkasys

Futboll

Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu, lojtarë të rinj të LNZ Cherkasys

Më: 31 janar 2024 Në ora: 16:36
Pamje nga prezantimi

Klubi ukrainas, LNZ Cherkasy, ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e dyshes së Dritës, Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu.

Dyshja e Dritës, Jashari dhe Salihu do ta vazhdojnë karrierën e tyre në Superligën e Ukrainës.

Është vet klubi ukrainas, LNZ Cherkasy, i cili ka konfirmuar transferimin e tyre me anë të faqes zyrtare.

“Muharrem Jashari ka nënshkruar kontratë me LNZ. Ish-lojtari i klubit “Drita” u bë futbollist i skuadrës së Cherkasy”, thuhet në njoftimin e tyre për mesfushorin mitrovicas.

“Hajdin Salihu ka nënshkruar kontratë me LNZ. Ish-lojtari i klubit “Drita” u bë futbollist i skuadrës së Cherkasy”, shkruan në njoftimin për mbrojtësin llapjan.

Transferimi i dyshes së Dritës thuhet se i ka kushtuar klubit ukrainas rreth 400 mijë euro, si dhe gjilanasit kanë mbajtur një pjesë të kartonit të Salihut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat