Presidenti i federatës arabe “shpërthen” ndaj italianit

Futboll

Presidenti i federatës arabe “shpërthen” ndaj italianit

Më: 31 janar 2024 Në ora: 13:46
Mancini

Ndërsa po gjuheshin ende penalltitë, përpara se Arabia Saudite të eliminohej nga Kupa e Azisë nga Koreja e Jugut, trajneri Roberto Mancini u largua drejt dhomave të zhveshjes.

Veprim ky që solli një sërë diskutimesh, por tekniku Italian tentoi t’i “hedhë ujë zjarrit”, ndërsa deklaroi se mendoi se ndeshja kishte përfunduar.

“Kërkoj falje që u largova para fundit, mendova se ndeshja kishte përfunduar tashmë.

Nuk doja të mos respektoja askënd, dua të falënderoj të gjithë lojtarët e mi për atë që kanë bërë.

Ata janë duke u përmirësuar shumë. Jam shumë i lumtur dhe shumë i trishtuar. I trishtuar sepse ne u eliminuam, por në të njëjtën kohë të lumtur sepse jemi përmirësuar shumë. Ne punuam së bashku për një muaj dhe kjo ishte shumë e rëndësishme.

Tani jemi një ekip edhe nëse është e qartë se duhet të përmirësohemi ende”-deklaroi ai në konferencë për shtyp.

Megjithatë, presidentit të federatës saudite nuk i pëlqeu aspak sjellja e trajnerit italian.

“Dalja e hershme e Mancinit nga fusha është e papranueshme. Megjithatë, ai foli me lojtarët në dhomat e zhveshjes duke i falënderuar për atë që ata bënë në Kupën e Azisë”– tha Yasser Al Meshal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat