Vdes futbollisti më i mirë në histori të Panamas

Futboll

Vdes futbollisti më i mirë në histori të Panamas

Më: 29 janar 2024 Në ora: 14:54
Luis Tejada

Futbolli në Panama është në zi.

Luis Tejada, golashënues më i mirë në histori të Kombëtares së këtij vendi ka vdekur në moshën 41 vjeçare.

Ai ishte duke luajtur në futboll amator me ekipet me lojtarë mbi 40 vjeç dhe mediat vendore njoftojnë se sulmuesi pati sulm në zemër.

Tejada i kishte realizuar 43 gola në 108 ndeshje me Panamanë, ndërsa në vitin 2018 ishte pjesë e kësaj Kombëtareje, e cila luajti në Botërorin e Rusisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat