Osmani pas barazimit me Partizanin: Luajtëm kundër kampionëve në fuqi

Futboll

Osmani pas barazimit me Partizanin: Luajtëm kundër kampionëve në fuqi

Më: 28 janar 2024 Në ora: 21:38
Osmani

Vllaznia arriti të marrë 1 pikë në duelin që u luajt në Shkodër ndaj Partizanit.

Pas barazimit trajneri i kuqebluve, Qatip Osmani u shfaq disi i kënaqur edhe pse u shpreh që ju mungoi qarkullimi i topit.

“Mendoj se gjatë lojës patëm raste ndaj Partizanit, na mungoi qarkullimi i topit sidomos në pjesën e parë. Mesfushorët tanë ishin shumë mbrapa dhe Partizani na vendosi në vështirësi.

Duhej të ishim më të kujdesshëm, sidomos në 20 minutat e fundit.

Mendoj se ne prapë luajtëm ndaj një ekipi kompetitiv dhe kampionëve në fuqi, kështu nuk ka vend për shqetësim, jemi dy nga skuadrat që bëjnë diferencën në kampionat. Renditja në tabelë tregon që janë 5 ekipe që luftojnë për katërshen dhe kjo është e dukshme”, deklaroi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat