Nuk ka fitues në Vllaznia - Partizani

Futboll

Nuk ka fitues në Vllaznia - Partizani

Më: 28 janar 2024 Në ora: 19:08
Vllaznia

Tirana thyhet në “Air Albania”, ndërkohë që përfundon në barazim 1-1 Vllaznia-Partizani. Bardheblutë u mposhtën 3-4 nga Skënderbeu. Fitore fantastike e skuadrës korçare, që shënoi me nigerianin Ahanonu (2x), Shaqen dhe Liçon.

Golat e Abazajt (p), Përgjonit dhe Patrick nuk sollën asnjë pikë për skuadrën e Ahmatajt, që sot regjistroi humbjen e shtatë sezonale në Superiore. Ndërkohë, Tirana e mbylli sfidën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të kapitenit Hoxhallari.

Tirana mbetet e katërta me 30 pikë. Katër pikë më shumë se Laçi dhe pesë mbi Skënderbeun (-1 ndeshje).

“Paqe” në “Loro Boriçi”. Të dy golat u realizuan në pjesën e parë të ndeshjes. Kampionët kaluan në avantazh falë golit me kokë të senegalezit Gueye (23’), por shkodranët barazuan falë një penallti të ekzekutuar saktë nga Balaj (42’).

Tri pikë mbetet distanca mes këtyre dy skuadrave, respektivisht të renditura në vendin e dytë dhe të tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat