Rashani me Clermontin barazojnë me Strasbourgun

Futboll

Rashani me Clermontin barazojnë me Strasbourgun

Nga: K. G. Më: 28 janar 2024 Në ora: 16:55
Pamje nga një ndeshje

Pikë e madhe për Strasbourgun, duke luajtur baras (1:1) në konak të Clermont-it. 

Nicolson në minutën e 52-të shënoi për vendasit dhe Dion në atë të 34-tën për Strasbourgun. 

Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, u paraqit standard për Clermont por nuk ia dolën që të ndalin pikë të plota. 

Rashani është zëvendësuar në minutën e 72-të.

Strasbourg është në vend të dhjetë me 25 pikë e Clermont në të 17-tin me 15 sosh pas 19 jave në kampionatin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat