Sergi Roberto, “viktima” e parë e lamtumirës së Xavit

Futboll

Sergi Roberto, “viktima” e parë e lamtumirës së Xavit

Më: 28 janar 2024 Në ora: 12:09
Sergi Roberto

Sergi Roberto i kishte hapur dyert për të vazhduar edhe një vit me Barcelonën.

Kapiteni madje ishte takuar me Xavi Hernández për të përfunduar përshkrimin e kushteve të kësaj vazhdimësie. Mirëpo, njoftimi surprizë për largimin e trajnerit më 30 qershor e lë plotësisht pezull të ardhmen e tij.

Në fakt, siç ka mësuar AS, klubi aktualisht nuk ka ndërmend të rinovojë me të edhe një vit, ndaj me gjasë do të largohet bashkë me trajnerin në fund të sezonit. Duhet mbajtur mend se verën e kaluar nuk pati konsensus për vazhdimësinë e Sergi Robertos.

Ishte Xavi, ai që pati angazhim të fortë për t’ia rinovuar kontratën edhe një vit tjetër, duke argumentuar se roli i tij do të ishte shumë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes, veçanërisht duke marrë parasysh numrin e lojtarëve të rinj në skuadër. Vetë lojtari pranoi një pagë shumë më të ulët (një nga më të ulëtat në skuadër), i vetëdijshëm për problemet financiare të klubit.

Megjithatë, dëmtimet nuk e kanë ndihmuar as këtë sezon Sergi Roberto.

Roli i tij në skuadër ka qenë më shumë se anekdotik, të paktën në fushë. Me këtë bilanc të dobët dhe pavarësisht se roli i tij në përshtatjen e lojtarëve më të rinj vlerësohet, gjithçka tregon se lojtari nga Reus do t’i japë fund aventurës së tij në “Camp Nou”, pas 14 vitesh në ekipin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat