Boey bëhet shitja rekorde e ligës së Turqisë në futboll

Futboll

Boey bëhet shitja rekorde e ligës së Turqisë në futboll

Më: 28 janar 2024 Në ora: 12:06
Sacha Boey

Sacha Boey u zyrtarizua të dielën si lojtari më i ri i Bayern Munich pas transferimit nga Galatasaray.

Për anësorin francez nga gjermanët janë paguar 30 milionë euro, duke u bërë shitja më e shtrenjtë e ligës së Turqisë.

Boey tejkalon Cenk Tosun i cili në vitin 2017 ishte transferuar nga Besiktas tek Everton për 22.5 milionë euro.

Në këtë listë gjendet edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili renditet si shitja e katërt më e shtrenjtë, pas transferimit të tij nga Fenerbahçe tek Lazio në vitin 2020 për 21 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat