Kërcënon Interin

Futboll

Kërcënon Interin

Më: 27 janar 2024 Në ora: 23:42
Vincenzo Italiano

Fiorentina ka hedhur pas krahëve zhgënjimin në Superkupën e Italisë dhe ka kthyer vëmendjen nga kampionati, aty ku të dielën në mbrëmje do të presë Interin e Simone Inzaghit.

Trajneri i toskanëve, Vincenzo Italiano doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku vlerësoi maksimalisht kundërshtarin dhe kërkoi ndihmën e tifozerisë për të marrë fitoren.

“Kur stadiumi ndizet dhe merr situatën nën kontroll, të gjithë jemi në gjendje të nxjerrim diçka më shumë nga vetja dhe të provojmë të marrim një fitore që do të ishte shpërblim i një pune mjaft të mirë që kemi bërë.

Interi është një kundërshtar shumë i fortë, por ne luajmë në shtëpi dhe për më tepër, kemi pasur shumë kohë në dispozicion për ta përgatitur takimin”, u shpreh Italiano.

Tekniku i Fiorentinës u shfaq i kënaqur me rrugëtimin që skuadra ka bërë deri tani dhe theksoi se objektivi madhor për këtë sezon është një vend në zonën Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat