Xavit nuk i del “e keqja”: Imazhet janë të qarta, edhe arbitri i katërt e pranoi se ishte penallti

Futboll

Xavit nuk i del “e keqja”: Imazhet janë të qarta, edhe arbitri i katërt e pranoi se ishte penallti

Më: 27 janar 2024 Në ora: 22:08
Xavi

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, foli pas ndeshjes “dramatike” ndaj Villareal-it, të përfunduar në shifrat 5-3 në favor të “nëndetëses”.

Tekniku katalanas pretendon një penallti në favor të “blaugranave” në momentin që sfida ishte në barazim 3-3. Xavi u pa i irrituar përpara kamerave në momentin e hyrjes së sistemit “VAR” në momentin e penalltisë.

“Nuk dua të krijoj më përplasje, kemi sigurisht edhe gabimet tona, por na u mohua një penallti.

Arbitri i katërt ishte në një mendim me mua.

Skuadra është shumë e rënduar emocionalisht, por sapo kemi dal nga një situatë shumë e vështirë si klub”-deklaroi Xavi

Më tej, 44-vjeçari foli dhe për lojën e skuadrës, ku e pranoi se ka shumë aspekte për të përmirësuar, sidomos në repartin e mbrojtjes.

“Problemet tona nisin kur ne humbasim topin, kur kemi gjithçka në dorën tonë nuk dimë të mbyllim ndeshjen. Kemi mungesë përqendrimi në mbrojtje, disa lojtarë janë ende të rinj dhe duan kohën e tyre për t’u përmirësuar. Situatat si në golin e tretë nuk duhet të ndodhin më”-shtoi trajneri”

Përsa i përket së ardhmes, Xavi iu shmang një përgjigje të drejtpërdrejt, duke deklaruar se kjo ndeshje duhet harruar.

“Sonte jam shumë i zhgënjyer, ishim mirë në pjesën e dytë, por më pas humbëm gjithçka.

Është një ditë e vështirë për futbollistët, por edhe për mua si trajner-mbylli reagimin e tij tekniku katalanas.

Pas kësaj humbje, Barcelona humbet edhe më shumë terren në renditje ndaj Realit, teksa tani diferenca ndaj “Los Blancos” është në -10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat