Një opsion më shumë në mesfushë për “Blutë”

Futboll

Një opsion më shumë në mesfushë për “Blutë”

Më: 27 janar 2024 Në ora: 14:44
Dinamo City

Dinamo City zyrtarizoi këtë të shtunë përforcimin e gjashtë në këtë sesion të merkatos dimërore.

Ashtu siç njoftoi edhe SuperSport, Klevi Qefalia është tashmë zyrtarisht pjesë e “Bluve” për pjesën e mbetur të sezonit. Për 20-vjeçarin ky është një rikthim te Dinamo, duke qenë se janë pikërisht dinamovitët klubi në i cilin nisi karrierën.

"Nga aty, Qefalia u bë pjesë e të rinjve të Tiranës dhe më pas pjesë e skuadrës së parë të bardhebluve. Megjithatë, hapësirat e limituara te skuadra e Julian Ahmatajt, bëjnë që mesfushori të kalojë te Dinamo.

Më parë për Dinamon kanë firmosur edhe Çuni, Meksi, Mamba, Janku dhe Tahiri. Aktualisht, Qefalija është pjesë edhe e Shpresave të Alban Bushit, teksa me kuqezinjtë numërin katër ndeshje", njofton Dinamo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat