Shevchenko: Stadiumet e shkatërruara dhe talentet e humbura

Futboll

Shevchenko: Stadiumet e shkatërruara dhe talentet e humbura

Më: 27 janar 2024 Në ora: 11:19
Andriy Shevchenko

Andriy Shevchenko dha një kushtrim për “La Repubblica”, pasi u zgjodh president i Federatës Ukrainase të Futbollit:  “Stadiumet e shkatërruara dhe talentet e humbur… Ukrainë, ngrihu në këmbë!”.

Ish-lojtari i Milanit ka folur për projektet e tij, duke shpjeguar programin që ka si president tashmë:

“Duam ta mbajmë ndezur flakën e futbollit në Ukrainë.

Kampionati është luajtur në dy sezonet e luftës, edhe pse njerëzit, nën tingujt e sirenave, janë future shpesh nën tokë, në bunkerë.

Nevojitet dixhitalizimi i të dhënave për të kuptuar se sa të rinj janë larguar nga Ukraina për shkak të luftës.

Duhet ta kemi nën kontroll këtë talent, ta monitorojmë si në Kroacinë e viteve 1990. Me rëndësi të madhe është përgatitja e kombëtares sonë për ‘play-off’-in e Europianit”.

Ish-fituesi i “Topit të Artë” është kundër heqjes së sansioneve sportive ndaj Rusisë, mbështetur nga presidenti i UEFA-s, Ceferin: “Si federatë nuk mendojmë se është e drejtë, i kemi shkruar për këtë edhe Nyonit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat