Manchester Utd - PSG gati të paguajnë 77 mllionë euro

Futboll

Manchester Utd - PSG gati të paguajnë 77 mllionë euro

Më: 27 janar 2024 Në ora: 11:13
Logo e Manchester Utd

Matthijs De Ligt nuk është i preferuari i Thomas Tuchel. Qendërmbrojtësi holandez nuk po luan shumë te Bayern Munich. Dhe më shumë se një herë e ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij kundrejt trajnerit.

Sidomos për faktin që në disa momente është aktivizuar si mesfushor dhe jo në pozicionin e tij natyral. Manchester United e kërkon prej kohësh, teksa garës për shërbimet e 24-vjeçarit i është bashkuar edhe PSG.

Drejtuesit e Bayernit kërkojnë 77 mln euro për ta lënë të lirë, e njëjta shumë me të cilën e blenë te Juventusi në verën e vitit 2022. Por, kampionët e Gjermanisë nuk duan ta shesin De Ligt në merkaton dimërore.

Pavarësisht se Tuchel nuk e cilëson një titullar fiks, dëmtimi i francezit Upamecano dhe fakti që Kim po luan me Korenë e Jugut në Kupën e Azisë, detyrojnë bavarezët të mos privohen nga shërbimet e De Ligt.

Gjithsesi, largimi i holandezit nga Mynihu është vetëm çështje kohe. Agjenti i tij vijon të bëjë “presion” për aktivizimin, pasi De Ligt dëshiron të jetë me çdo kusht në Euro 2024 me Holandën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat