Ekzekutues i ri i penalltive te Reali, pas rekordit të tmerrshëm

Futboll

Ekzekutues i ri i penalltive te Reali, pas rekordit të tmerrshëm

Më: 26 janar 2024 Në ora: 17:40
Real Madrid

Real Madridi ka kaluar një tendencë të çuditshme kur bëhet fjalë për penalltitë, por ata do të bëjnë atë që kanë bërë gjatë gjithë sezonit – t’ia japin topin anglezit Xhud Bellingam. “Los Blankos” nuk kanë qenë në gjendje të konvertojnë penalltitë e tyre me asnjë lloj rregullsie këtë sezon.

Vinicius Junior humbi një penallti në ndeshjet para-sezonale, ndërsa gjatë ndeshjeve zyrtare, Luka Modriç, Hosellu Mato dhe Rodrigo Goes bën të njëjtën gjë, për habinë e shumë njerëzve. Trajneri Karlo Ançeloti pranoi habinë e tij për këtë ndodhi, pasi ‘Luka zakonisht nuk i humb penalltitë’.

Sipas “Diario AS”, Bellingami duke u rritur dhe duke shënuar një penallti presioni kundër Almerias në rikthimin e tyre fundjavën e kaluar, i ka siguruar vetes ekzekutimin e penalltive. Kjo pa dyshim do të ndihmojë Belingamin në numrin e golave në garën për trofeun e golashënuesit të vitit në La Liga, të njohur si ‘Pichichi’.

Ylli anglez ka 14 gola deri më tani këtë sezon, por tani Artem Dovbik është i barabartë me të, por ka më shumë asistime dhe ka luajtur më pak minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat