Gostivari mposhtet bindshëm nga Ruzomberok

Futboll

Gostivari mposhtet bindshëm nga Ruzomberok

Nga: K.G.. Më: 26 janar 2024 Në ora: 17:24
Pamje nga ndeshja

Skuadra shqiptare Gostivari ka pësuar humbjen e tretë në përgatitjet në Antalia. 

Gostivari sot është mposhtur nga Ruzomberok me rezultat 4:1. 

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë.

Në minutën e 60-të të ndeshjes Ruzomberok kaloi në avantazh, por menjëherë pas kësaj Kehinde arriti të barazojë. Në minutën e 65-të Ruzomberok kaloi sërish në epërsi.

\Në fund të takimit, pas gabimeve të mëdha të mbrojtjes së Gostivarit, u shënuan dy gola tjerë të sllovakëve për 4:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat