Allegri lëshon batutën e radhës: Juventusi si Sinner, Inter si Gjokoviq

Futboll

Allegri lëshon batutën e radhës: Juventusi si Sinner, Inter si Gjokoviq

Më: 26 janar 2024 Në ora: 16:49
Gjokoviq, Sinner e Allegri

Max Allegri vazhdon “thumbimet” në distancë me Interin, rivalin direkt për titullin kampion.

Bardhezinjtë kryesojnë Serie A me një pikë më shumë se zikaltrit, të cilët kanë luajtur një ndeshje më pak. Bardhezinjtë presin Empolin në “Allianz Stadium”.

“Ndaj Empolit na pret një ndeshje e vështirë.

Ata kanë ndërruar trajner dhe vijnë nga fitorja përballë Monzës.

Ndeshjet duhen fituar në fushë, duhet ta respektojmë Empolin.

Gara për titullin? Edhe Milani është në garë për titullin.

Ata kanë grumbulluar më shumë pikë se sezonin e kaluar.

Dhe e kaluan momentin e vështirë që patën.

Interi mbetet skuadra favorite. Të jemi afër tyre është një motiv krenarie, sepse ata po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme.

Gjithsesi, ne nuk duhet të kënaqemi me kaq.

Juventus-Inter si Sinner-Djokovic? Dua të komplimentoj Sinner, por është gjithmonë kënaqësi të shohësh Gjokoviq duke luajtur.

Nëse më duhet të zgjedh, duke qenë se ai është më i ri, do të thoja se ne jemi Sinner dhe ata Gjokoviq.

Por të mos ofendohet kush, pasi po bëj shaka”, theksoi Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat