Vllaznia është skuadra e momentit

Futboll

Vllaznia është skuadra e momentit

Më: 26 janar 2024 Në ora: 12:29
Pamje nga një ndeshje

Një nga sfidat më interesante dhe që do të zgjojë interesin e sportdashësve është edhe përballja mes Vllaznisë dhe Partizanit. Ky duel do të luhet ditën e dielë në orën 17:00 në “Loro Boriçi” dhe është i vlefshëm për javën e 21-të të Superiores.

Shkodranët dhe demat do të “luftojnë” mes tyre për pikët e kësaj jave, teksa sfida premton të jetë spektakël i vërtetë. Kuqeblutë janë skuadra e momentit në Superiore dhe ndaj të kuqve do të synojnë të vazhdojnë me ecurinë e pozitive, ndërsa e cilësojnë si prova e së vërtetës.

Ndërkohë demat vijnë pas humbjes me Erzenin në kampionat dhe ndaj shkodranëve, Orges Shehi nuk dëshiron më hapa fals. Kryeqytetasit janë të “dënuar” dhe do të tentojnë të bëjnë “autokritikën” në Shkodër, teksa do të motivohen nga përballjet direkte mes tyre.

Statistikat e 10 ndeshjeve të fundit mes dy ekipeve në kampionat dhe Kupë “flasin në gjuhën” e të kuqve. 4 ndeshje janë fituar nga Partizani, kundrejt dy takimeve të siguruara nga kuqeblutë. Ndërkohë janë 4 përballje që janë mbyllur pa fitues.

“Djemtë” e Shehit ia kanë dalë të shënojnë 13 herë në portën e shkodranëve, ndërsa nga ana tjetër e kanë pësuar nga sulmin i kuqebluve plot 11 herë. Fitoren më të thellë e ka Partizanit me shifrat 4-1, takim i luajtur në “Arenën e Demave” dhe e vlefshme për fazën e dytë të Superiores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat