Tirana pret Skënderbeun në shtëpi

Futboll

Tirana pret Skënderbeun në shtëpi

Më: 26 janar 2024 Në ora: 12:27
Tirana

Tirana do të presë në shtëpi Skënderbeun për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 21 të “Abissnet Superiore”.

Sfida që do të luhet të dielën do të startojë në orën 17:00

Një ndeshje në të cilën ekipet vijnë për 3 pikët e domosdoshme. Tirana kërkon 3 pikët për t’u shkëputur nga ndjekësit dhe të “blindojë” pozitat në “Final Four”. Në krahun tjetër, Skënderbeu dëshiron fitoren për t’u afruar sa më shumë me katërshen e parë.

Por ndeshjet 6 e fundit midis këtyre dy ekipeve “flasin” në favor të “bardhebluve”. Tirana ka fituar 3 nga 4 ndeshjet e sezonit të kaluar, ndërsa 1 ka përfunduar në barazim. Ndërsa në dy fazat e para të këtij sezoni, është përsëri Tirana ajo që ka rezultate pozitive.

Të besuarit e Julian Ahmatajt fituan një ndeshje dhe barazuan tjetrën. Këto statistika “favorizojnë” Tiranën, por 5 ndeshje pa fitore, mund t’i japin një tjetër motiv Skënderbeut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat