Messi inauguron anijen më të madhe të lundrimit në botë

Futboll

Messi inauguron anijen më të madhe të lundrimit në botë

Më: 25 janar 2024 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Leo Messit, në “skenë” për një mbrëmje.

Nuk është sigurisht ngjarja e parë që sheh prezencën e argjentinasit, lojtari simbol i Inter Miami, i cili bashkëpunoi në eventin inaugurues të anijes më të madhe turistike në botë, të quajtur Royal Caribbean.

Një moment relaksi, në pritje të nisjes së kampionatit të ri.

Leo Messi falenderoi të gjithë të pranishmit, madje u shfaq i zënë ngushtë para mikrofonave dhe kamerave:

"Dua të falënderoj qytetin e Miamit dhe të gjithë anëtarët e Royal Caribbean, sepse e di se çfarë do të thotë kjo anije dhe ky moment për të gjithë. Zoti ju bekoftë dhe fat të mirë me gjithçka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat