Aguero i del në mbrojtje yllit të La Liga-s

Futboll

Aguero i del në mbrojtje yllit të La Liga-s

Më: 25 janar 2024 Në ora: 15:14
Aguero

Ambasadori global i Stake, Sergio Agüero, mbështeti numrin nëntë aktual të ish-klubit të tij, Barcelonas, Robert Lewandowski, që të shkëlqejë me gjigantët katalanas.

Lewandowski ka regjistruar 13 gola në 28 ndeshje këtë sezon, që është një numër i ulët për standardet e larta të sulmuesit veteran. Ai ka regjistruar vetëm një asist dhe një gol në shtatë ndeshjet e fundit në La Liga.

Lojtari shënoi një gol të shkëlqyer në humbjen 4-1 të Barçës kundër Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.

Aguero u pyet për formën e dobët të Lewandowskit nga Stakes. Ja si u përgjigj:

“Nuk mund të jetë aq keq nëse ai shënoi kundër Madridit, apo jo? Sulmuesit maten me sasinë që shënojnë dhe në momentin që prodhimi i tyre bie, ata janë ‘jashtë ritmit’. Unë mendoj se një sulmues i klasit botëror nuk duhet të nënvlerësohet kurrë”.

Paraqitjet e dobëta të Lewandowskit këtë sezon kanë rastisur me formën e dobët të Barçës së fundmi.

Blaugranat janë aktualisht në vendin e tretë në renditjen r La Liga-s me 44 pikë pas 20 ndeshjesh, tetë mbrapa Girona-s kryesuese, që ka luajtur një ndeshje më shumë. Ata janë gjithashtu kampionët në fuqi të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat