Shevchenko president i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës

Futboll

Shevchenko president i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës

Më: 25 janar 2024 Në ora: 12:58
Shevchenko

Legjenda e futbollit ukrainas Andriy Shevchenko është emëruar president i Federatës së Futbollit të Ukrainës.

Ish-ylli i AC Milanit, Chelseas, Dinamo Kievit dhe ish-trajner i Kombëtares ukrainase, tashmë zyrtarisht është president i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës.

Sheva u paraqit si kandidati i vetëm në zgjedhjet e zhvilluara sot gjatë Kongresit të  Federatës ukrainase, që u mbajt në Kiev.

Shevchenko mori 93 vota pro nga 94 delegatët që ishin të pranishëm në kongres, që zgjedhjen e tij e shoqëruan duartrokitjet e gjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat