Juventus me synime të qarta

Futboll

Juventus me synime të qarta

Më: 25 janar 2024 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Juventus duket se lëviz me objektiva të qarta në merkato. Pasi ka zyrtarizuar afrimin e portugezit Tiago Djalo, duket se bardhezinjtë nuk do të bëjnë lëvizje të tjera të mëdha këtë janar.

Edhe pse shpesh është përfolur se duhen plotësuar vendet e lëna bosh në mesfushë nga Pogba dhe Fagioli, të pezulluar të dy (i pari për doping, i dyti për baste), vëmendja e drejtuesve të klubit juventin do të spostohet te merkato e verës.

Sipas “Tuttosport”, Cristiano Giuntoli ka një çështje të fortë për të mbyllur, atë të transferimit të mesfushorit holandez Teun Koopmeiners. 25-vjeçari luan me Atalanta në Serie A, klub me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2027.

Juventus po përpiqet të nisë një marrëveshje të mundshme për verën në fund të merkatos dimërore. Madje, mediat konfirmojnë se tashmë është një ofertë prej 40 milionë euro plus bonuse për mesfushorin, për ta bindur atë dhe klubin.

Lojtari është në sezonin e tij të tretë në Itali dhe deri më tani, në 104 ndeshje zyrtare me Atalanta, ka realizuar 21 gola (19 në kampionat). Një përforcim që do të ishte ideal për mesfushën e trajnerin Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat