Benzema kërkon të kthehet në Europë

Futboll

Benzema kërkon të kthehet në Europë

Më: 25 janar 2024 Në ora: 12:16
Benzema

Mançester Junajtid ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar me Karim Benzema.

E përditshmja britanike “The Sun” ka zbuluar se shkak është bërë rroga e lartë e sulmuesit

Ish-lojtari i Realit të Madridit ka disa kohë që kërkon të lëvizë nga kampionati saudit, vetëm pas gjashtë muajsh nga transferimi i tij tek Al-Itihad, ku duket se nuk po arrin të gjejë formën më të mirë.

Pavarësisht se Mançester Junajtid ka vetëm një qendërsulmues, Rasmus Hojlund, për pjesën tjetër të mbetur të sezonit, klubi anglez ka refuzuar edhe që të hyjë në bisedime me francezin.

Shkak është bërë ajo që në klub e kanë cilësuar si “pagë stratosferike”, pasi Benzema kërkon shifra të rëndësishme kudo që të shkojë, ndërsa aktualisht paguhet 86 milionë paund në vit në Arabinë Saudite.

Mançester Junajtid po tregohet i kujdesshëm me bilancet financiare, duke i kushtuar vëmendje rrogave të lojtarëve për t’iu përmbajtur Fair Play Financiar.

Sulmuesi deri tani ka arritur të realizojë 12 gola në 20 ndeshje dhe eksperienca e tij në Lindjen e Mesme duket se nuk ka shkuar sipas pritshmërive, edhe për faktin se Al-Itihad momentalisht ndodhet në vendin e shtatë në renditjen e kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat