Newcastle United refuzon ofertën e Bayernit

Futboll

Newcastle United refuzon ofertën e Bayernit

Më: 24 janar 2024 Në ora: 16:31
Kieran Trippier

Pista e quajtur Kieran Trippier duket se do të dështojë për skuadrën e Bayern Munich.

Ekipi gjerman ka dërguar një ofertë prej 16 milionë euro për Trippier, por që është refuzuar nga Neëcastle United, të cilët kanë bërë me dije se anglezi nuk është në shitje.

Trippier u rikthye në futbollin anglez, pas një eksperience në Atletico Madrid, tek të cilët shkoi nga Tottenham Hotspor.

E te Newcastle, mbrojtësi i krahut të djathtë u transferuar në vitin 2022 nga Atletico për 14 milionë euro.

Kieran Trippier këtë edicion i ka zhvilluar 28 paraqitje me Newcastle United në të gjitha garat, teksa ka dhuruar tetë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat