IFFHS: Superliga e Kosovës e 43-ta në botë

Futboll

IFFHS: Superliga e Kosovës e 43-ta në botë

Më: 24 janar 2024 Në ora: 12:42
Pamje nga një ndeshje

Instituti për Histori dhe Statistika të Futbollit (IFFHS) e ka publikuar së fundmi renditjen vjetore të ligave nacionale më të mira në botë.

Në vitin 2023, Superliga e Kosovës e ka marrë një vend mjaft të lakmueshëm.

Liga elitare e vendit tonë ka përfunduar në pozitën e 43-të në renditjen që llogaritet nga 1 janari 2023 deri më 31 dhjetor të vitit që shkoi.

Kosova ka përparuar për 13 pozita pasi liga e këtushme në vitin 2022 ishte në vendin e 56-të.

Superliga e Kosovës u vlerësua me 402,75 pikë në vitin që sapo përfundoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat