Ndryshojnë planet e Barcelonës

Futboll

Ndryshojnë planet e Barcelonës

Më: 24 janar 2024 Në ora: 12:09
Pamje nga një ndeshje

Robert Levandovski ishte njëri ndër lojtarët kryesor pas suksesit të Barcelonës në La Liga, sezonin e kaluar.

Polaku shënoi 33 gola në 46 paraqitje për klubin, në një sezon që statistikisht ishte njëri ndër më të mirët në karrierën e tij.

Sidoqoftë, këtë sezon gjërat nuk po shkojnë siç duhet për 35-vjeçarin, forma e të cilit ka pësuar një rënie drastike së fundmi.

Duke marrë parasysh transferimin e Vitor Roke-s dhe raportimet për kalimin e tij në Arabinë Saudite, katalanasit thuhet se po mundohen që ta largojnë Levandovskin gjatë verës.

Por sipas një raporti të fundit nga “Diario Sport”, blaugranasit kanë një tjetër plan në mendje.

Në vend se ta detyrojnë sulmuesin veteran të largohet, sidomos duke marrë parasysh kontratën e tij e cila skadon në 2025, Barcelona janë të gatshëm ta lejojnë atë të vendos vet të ardhmen e tij.

Natyrisht, largimi i lojtarit të dytë më të paguar në ekip do të lehtësonte krizën financiare të klubit, por të mbash në ekip një lojtar me kaq përvojë edhe për një vit tjetër, me shumë mundësi do t’i garantone atyre 15-20 gola, diçka që nuk është një opsion i keq gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat