Guardiola kërkon talentin e La Masia-s te Barcelona

Futboll

Guardiola kërkon talentin e La Masia-s te Barcelona

Më: 24 janar 2024 Në ora: 12:06
Guardiola

Kanë kaluar vetëm tre ditë që kur Pau Kubarsi bëri debutimin nga minuta e parë për skuadrën e parë të Barcelonës dhe trajneri i Man. Sitit, Pep Guardiola tashmë po shikon këtë talent të madh të La Masias.

Sipas “Siario AS”, shefi i Stit e ka ndjekur mbrojtësin për një kohë të gjatë.

Sipas burimit të gazetës spanjolle, megjithatë, Zhoan Laporta e di mirë këtë dhe u sigurua që të rinovojë kontratën e Kubarsit deri në vitin 2026. Ndërsa vlera e tregut të qendërmbrojtësit qëndron vetëm 1,5 milionë euro, katalunasit i kanë vendosur një klauzolë largimi prej 15 milionë euro për t’i shmangur skuadrat e mëdha.

17-vjeçari është i lumtur te Barcelona dhe pritet që ta nënshkruajë kontratën e ardhshme me gjigantin katalunas sapo të mbushë 18 vite në janarin e vitit 2025. Laporta dëshiron të shmangë skenarin ku talentët e La Masias largohet siç ka ndodhur më parë me Zherard Pike, Erick Garsia, Cesc Fabregas apo Dani Olmo.

Kubarsi bëri debutimin e tij zyrtar me Barcelonën javën e kaluar në Copa del Rey, deri shkëlqeu në paraqitjen e tij të parë me gjigantin katalunas. Pas shkëlqimit në Kupën e Spanjs, Kubarsi mori besimin e Çavit edhe në sfidën ndaj Betis në La Liga dhe paraqitja e tij ka impresionuar të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat