Athletic Bilbao - Barça, sfida kryesore e çerekfinaleve të Kupës

Futboll

Athletic Bilbao - Barça, sfida kryesore e çerekfinaleve të Kupës

Më: 24 janar 2024 Në ora: 11:36
Pamje nga një ndeshje

Athletic Bilbao-Barcelona është kryesfida e çerekfinaleve të Kupës së Mbretit, gare kjo e dyta për nga rëndësia në Spanjë.

Bilbao dhe Barça do të ndeshen sonte në një duel që pritet të sjellë një ndeshje të zjarrtë pasi që të dy skuadrat synojnë t’i shkojnë deri në fund kësaj gare.

Barcelona, Atletico Madrid, por edhe befasia e këtij sezoni, Girona, llogaritën skuadra favorit për të fituar trofeun e Kupës së Mbretit, pasi që tashmë Real Madridi është eliminuar nga kjo gare joshëse.

Dueli mes baskëve dhe katalonasve fillon në orën 21:30, derisa sonte luhet edhe ballafaqimi mes Mallorcas dhe Girona-s, ndeshje kjo që starton në orën 19:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat