Mesfushori i Kombëtares në Kroaci

Futboll

Mesfushori i Kombëtares në Kroaci

Më: 24 janar 2024 Në ora: 10:44
Pamje na një konferencë

Dita e mërkurë pritet t’i japë fund telenovelës së gjatë të negociatave mes klubeve të Osijek dhe Panathinaikos për transferimin e Enis Çokajt.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, më në fund do të finalizojë huazimin e tij në radhët e skuadrës kroate, në mënyrë që të gjejë rregullisht minuta në fushën e lojës në pjesën e dytë të sezonit.

Sipas mediave kroate, prej rreth një muaji e gjysmë palët kanë qenë në kontakte të vazhdueshme për të mbyllur këtë marrëveshje, e cila për një arsye apo një tjetër nuk ishte finalizuar.

Çokaj kërkonte të transferohej te Osijek, ku e pret me krahët hapur Zoran Zekiç, ish-trajneri i Partizanit i cili kishte dhënë menjëherë dritën e gjelbër për lojtarin.

Futbollist pret të luajë rregullisht në radhët e klubit kroat, në një kampionat të cilin e njeh mirë pasi ka luajtur rregullisht atje deri në shtatorin e vitit 2022 me fanellën e Lokomotiva Zagreb, kur u transferua te Panathinaikos.

Mosaktivizimi i tij i rregullt me klubin grek, ka bërë që ai të mbetet jashtë grumbullimeve të Kombëtares shqiptare dhe hapi që ka ndërmarrë futbollisti për t’u kthyer në Kroaci, është pikërisht për të rifituar mundësinë për të qenë pjesë e kuqezinjve në Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat