Rikthehet Kupa e Shqipërisë

Futboll

Rikthehet Kupa e Shqipërisë

Më: 24 janar 2024 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Sot rikthehet Kupa e Shqipërisë me ndeshjet e vlefshme për fazën e 1/8-ave. 8 duelet do të luhen në orare të ndryshme në orën 13:00 dhe 17:00.

Partizani do të presë Apoloninë dhe Tirana do të kërkojë hakmarrjen ndaj Korabit për eliminimin në përballjen e fundit.

Lushnja do të kërkojë të sfidojë Egnatuan dhe dueli tjetër është mes Vllaznisë dhe Flamurtarit.

Dy përballjet mes skuadrave të Superiores janë Laçi-Dinamo dhe Teuta-Skënderbeu.

Kukësi do të presë Elbasanin e Nevil Dedes dhe në Bylisi do të sfidojë në transfertë Erzenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat