Mehmeti: Kupa të çon në Europë

Futboll

Mehmeti: Kupa të çon në Europë

Më: 24 janar 2024 Në ora: 10:35
Mehmeti

Situata ndryshoi shpejt për Dinamon, që pa luajtur ndeshjen me Skënderbeun, e shtyrë nga moti i keq, kaloi te përgatitjet për Laçin në Kupën e Shqipërisë.

Këto dy skuadra do të diskutojnë sot në stadiumin e Laçit një biletë për në çerekfinalen e këtij kompeticioni. Laçi ka avantazhin e fushës dhe entuziazmin e fitores ndaj Partizanit, Dinamo është më e freskët.

Trajneri i bluve, Dritan Mehmeti, thekson për “Panorama Sport” se skuadra e tij do ta synojë Kupën, duke e parë si rrugën më të shkurtër për të shkuar në Europë, ndërkohë që pranon se kualifikimi me një tek ndeshje dhe jo vajtje-ardhje, krijon pak presion te lojtarët.

KUPA – “Kupën gjithmonë e shoh si një mundësi të mirë për të shkuar në Europë, si rrugën më të shkurtër për këtë objektiv, kështu që ne do të japim maksimumin në fushë dhe do të kërkojmë kualifikimin.

Kjo skemë e këtij sezoni mund të favorizojë pak Laçin, që luan në fushën e vet, por unë mendoj se një skuadër me mentalitet fituesi e arrin objektivin e saj edhe në fushën e kundërshtarit. Ka diçka, që duke qenë se kualifikimi vendoset në një ndeshje dhe nuk ke mundësi për një të dytë.

Pra, nuk ke mundësi të rikuperosh, prandaj mund të ketë edhe pak presion. Ne gjithsesi do të japim më të mirën për të shkuar në çerekfinale të Kupës.

Duhet shumë vëmendje, përqendrim për të përballuar me sukses 90 apo 120 minuta”, ka thënë fillimisht trajneri i Dinamos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat