Pioli vendos numra të rëndësishëm te Milan

Futboll

Pioli vendos numra të rëndësishëm te Milan

Më: 23 janar 2024 Në ora: 11:26
Pioli

Milan mori një fitore me shumë vlera në Udine gjatë fundjavës, teksa “kuqezinjtë” kanë ndërtuar një ecuri të mirë në Serie A me katër fitore radhazi dhe momentalisht qëndrojnë në vendin e tretë me 45 pikë.

Një sukses i rëndësishëm jo vetëm për skuadrën, por edhe për trajnerin Stefano Pioli, me italianin që ka prekur shifrën e 100-të fitoreve në Serie A me “kuqezinjtë”.

Një shifër kjo e arritur në 166 ndeshje, me një mesatare shumë të lartë, pasi më mirë ka bërë Ancelotti, me një diferencë të vogël, sepse ish-trajneri italian e arriti këtë shifër në 165 ndeshje.

Gjithashtu, Pioli ka barazuar edhe emra si Capello, Liedholm dhe Rocco, teksa në 166 ndeshje në Serie A, 58-vjeçari ka marrë edhe 37 barazime dhe 29 humbje, në një rrugëtim ku Milan ka shënuar 305 gola dhe ka pësuar 175 të tillë.

Në këtë edicion skuadra ka pasur disa luhatje, gjë që vendosi në qendër të vëmendjes Pioli-n, madje duke qarkulluar edhe zërat për shkarkimin e tij, por tashmë duket se ka gjetur recetën e duhur për të rikthyer harmoninë e duhur në klub, pjesë e të cilit është nga 9 tetori i vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat