Real Madridi gjen zëvendësuesin e Carvajalit në La Liga

Futboll

Real Madridi gjen zëvendësuesin e Carvajalit në La Liga

Më: 21 janar 2024 Në ora: 12:53
Yan Cuoto

Real Madridi raportohet se ka identifikuar brazilianin Yan Cuoto, i cili luan në formë huazimi tek Girona nga Manchester City, si zëvendësuesin ideal të Dani Carvajal.

Siç raporton mediumi spanjoll Fichajes, Yan Cuoto, po tërheq interesim të madh nga “Los Blancos”.

Klubi madrilen kanë skautuar tregun e transferimeve për një mbrojtës të djathtë para afatit kalimtar veror të vitit 2024.

21-vjeçari i cili po shkëlqen me paraqitjet e tij këtë edicion te Girona, është shfaqur si një objektiv potencial për klubin mbretëror.

Cuoto ka luajtur një rol vital në suksesin e Gironas këtë sezon në La Liga, duke shënuar një gol dhe duke bërë gjashtë asistime në 16 ndeshje dhe kjo ka bërë që interesimi i Real Madridit, por edhe i klubeve tjera evropiane të mos mungojë.

Me Dani Carvajal i cili tashmë ka mbushur të 30-tat dhe po i afrohet fundit të karrierës dhe me një Lucas Vazquez i cili pothuajse gjithmonë ka qenë plani B për klubin, transferimi i Cuotos po shihet si më se i nevojshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat