Xavi ende beson në titullin kampion

Futboll

Xavi ende beson në titullin kampion

Më: 21 janar 2024 Në ora: 12:51
Xavi Hernandez

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë se është i bindur që ekipi i tij mund të mbrojë titullin e ligës, pavarësisht negativitetit në klub.

Pasi Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën në të dielën e kaluar, në finalen e Super Kupës spanjolle, ekipi i Xavit është përballur me kritika të ashpra.

“Ne jemi optimistë, ne e dimë që mund t’i arrijmë këto shtatë apo tetë pikë.

Ndaj Real Betisit do të tentojmë të luajmë futbollin tonë, të përdorim idenë tonë të lojës, e kemi edhe një pjesë të dytë të sezonit dhe kemi ende shpresë”, tha spanjolli.

Katalanët e kanë fituar La Ligën sezonin e kaluar, mirëpo tani janë në pozitën e katërt, tetë pikë mbrapa liderëve të Gironas dhe shtatë pikë larg Real Madridit, që është në vendin e dytë.

Barcelona përballet me ekipin Real Betis, dhe më pas me ekipin Athletic Bilbao në çerekfinalen e Copa del Rey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat