De Rossi: Kisha përzierje emocionesh, falenderoj tifozët që më brohoritën

Futboll

De Rossi: Kisha përzierje emocionesh, falenderoj tifozët që më brohoritën

Më: 20 janar 2024 Në ora: 22:24
Daniele De Rossi

Roma fitoi në “Olimpico” kundër Hellas Verona, një ndeshje e parë e mirë për Daniele De Rossi, i cili buzëqeshi falë golave të Lukaku-t dhe Pellegrini-t në pjesën e pare, që vendosën edhe triumfin 2-1.

Duke folur pas ndeshjes së tij të parë në krye të “verdhekuqve” që u mbyll me sukses, trajneri De Rossi u shpreh se kishtë një përzierie emocionesh, ndërsa falenderoi tifozët që sipas tij e brohoritën gjatë gjithë takimit.

“Ishte e këndshme, afeksionin e përjetoj çdo ditë në qytet, nuk më kursejnë kurrë.

Tani, megjithatë, luaj një rol, kam një rol tjetër, nga njëra anë emocion i madh por nga ana tjetër tension i madh sepse kam një punë për të bërë, falënderova tifozët në fund të ndeshjes sepse ata më brohorisnin gjatë gjithë kohës”-deklaroi trajneri i Roma-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat