FSHF-ja vendos për gjyqtarët e duelit Erzeni – Vllaznia

Futboll

FSHF-ja vendos për gjyqtarët e duelit Erzeni – Vllaznia

Më: 20 janar 2024 Në ora: 11:07
Vllaznia

Erzeni – Vllaznia është një nga duelet interesante që do të luhet ditën e sotme. Shijakasit do të presin në “Egnatia Arena” shkodranët për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 20-të.

Një duel mjaft i luftuar, ku vendasit do të kërkojnë vetëm fitoren, ndërsa përballë do të kenë skuadrën e momentit në Superiore. Shkodranët kanë 4 fitore rresht në kampionat dhe ditën e sotme në orën 13:30 do të tentojnë të 5-tën.

Për këtë sfidë mjaft të luftuar FSHF-ja ka vendosur edhe për gjyqtarët e sfidave. “Newsport.al’ ka mësuar edhe emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në Rrogozhinë.

Erzeni – Vllaznia

Arbitër kryesor: Olsid Ferataj (Patos)

Asistent 1: Orgest Grabova (Fier)

Asistent 2: Maringlen Llukmani (Vlorë)

Arbitër i 4: Laver Alla (Lushnje)

Var: Enea Jorgji (Elbasan)

Avar: Silvio Dyrmishi (Elbasan).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat