Notat dhe statistikat e futbollistëve shqiptarë në sfidën Inter - Lazio

Futboll

Notat dhe statistikat e futbollistëve shqiptarë në sfidën Inter - Lazio

Më: 19 janar 2024 Në ora: 23:32
Elseid Hysaj dhe Kristjan Asllani

Inter është finalistja e dytë në Superkupën e Italisë.

Zikaltërit mposhtën në Riyadh, Lazion me shifrat 3-0, dhe të hënën në mbrëmje do të sfidojnë në finale Napolin, për të mbrojtur trofeun.  

Në këtë përballje pati minuta edhe për futbollistët e Kombëtares, Kristjan Asllani (nota 6.9) dhe Elseid Hysaj (nota 6.2).  

Mesfushori zikaltër u aktivizua në minutën e 81-të në vend të Çalhanoglu, teksa flirtoi edhe me golin nga distanca në minutën e 90-të. Asllani e preku 12 herë topin, teksa realizoi 100 % te pasimeve të sakta.  

 Interesant është fakti se 100 % të sakta ishin edhe për Hysajn, i cili e preku 4 herë topin dhe realizoi në total 3 pasime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat