Mazzarri me armë të reja në finale, dy futbollistë fluturojnë drejt Rijadit

Futboll

Mazzarri me armë të reja në finale, dy futbollistë fluturojnë drejt Rijadit

Më: 19 janar 2024 Në ora: 20:45
Traore

Fill pas sigurimit të kualifikimit në finalen e Superkupës së Italisë, Napoli ka bërë edhe dy goditje në merkato, duke firmosur zyrtarisht me sulmuesin Cyril Ngonge dhe fantazistin Ahmed Traore.

I pari vjen nga Verona dhe për kartonin e tij Napoli fitoi konkurrencën me Fiorentinën e Milanin, duke paguar rreth 20 milionë euro, ndërsa Traore rikthehet në Serinë A nga Bournemouthi, me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.

Që të dy kanë fluturuar drejt Rijadit për t’u bashkuar me skuadrën në Arabinë Saudite dhe për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Mazzarri.

Natyrisht duket e vështirë që ata të marrin minuta në finalen e Superkupës mbrëmjen e të hënës, por kanë mundësi të fitojnë menjëherë një trofe me klubin e Napolit, fanellën e të cilit do të mbajnë veshur tani e në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat