82 për qind saktësi dhe 6 driblime me sukses

Futboll

82 për qind saktësi dhe 6 driblime me sukses

Më: 19 janar 2024 Në ora: 14:02
Anis Mehmeti

West Ham po kthehet në një ekip të preferuar për talentet shqiptarë.

Pasi Ernest Muçi i shënoi tre gola, ishte radha e Anis Mehmetit për të shkëlqyer.

Futbollisti shqiptar i Bristol City luajti nga minuta e parë dhe festoi kualifikimin në Fa Cup karshi West Hamit.

Statistikat e tij nga minuta e parë ishin impresionuese.

82% të pasimeve të sakta, 51 prekje topi, 23 pasime të dhëna sakt nga 28 tentativa të pasimit, 9 duele të fituara nga 14 duele të zhvilluara në ndeshje dhe 6 driblime të dala nga 9 driblime të provuara gjithsej. Këto statistika tregojnë “rilindjen” e Mehmetit te Bristol City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat