Ahmataj me dilema për skemën

Futboll

Ahmataj me dilema për skemën

Më: 19 janar 2024 Në ora: 13:27
Ahmataj

Tirana do të luajë ditën e sotme në transfertë përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superiores.

Sfida që do të zhvillohet në “Niko Dovana” do të startojë në orën 17:00.

Përsa i përket kësaj sfide, Tirana i ka dhënë fund përgatitjeve. Por bardheblutë do të kenë dy mungesa mjaft të rëndësishme, si Liridon Latifi dhe Najdovski. Sulmuesi mungon për shkak kartonësh, ndërsa maqedonasi nuk është në formë optimale, por për këtë të fundit mbetet në dorën e Ahmataj nëse do të luajë apo jo.

Trajneri i bardhebluve ka disa dilema për skuadrën dhe për rreshtimin. Me shumë mundësi Ahmataj do t’i besojë skemës 4-3-2-1, duke u fokusuar më shumë tek mesfusha.

 Formacioni i mundshëm i Tiranës:

TIRANA (4-3-2-1): Abdullahu: Doka, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni: Meta, Jonuzi, Deliu: Lushkja: Abazaj, Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat