Shehi kërkon fitore

Futboll

Shehi kërkon fitore

Më: 19 janar 2024 Në ora: 13:22
Orges Shehi

Partizani do të luajë të shtunën përballë Laçit ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave” do të startojë në orën 17:00.

Në këtë ndeshje Orges Shehi kërkon padyshim fitoren, për të vazhduar me rezultate pozitive pas debutimit mjaft të mirë ndaj Teutës.

Në prag të kësaj sfide është pikërisht tekniku durrsak që ka dalë në një konferencë për shtyp para mediavem ku shprehet se Laçi nuk është një kundërshtar i lehtë. Shehi gjithashtu u ndal edhe tek rikthimi i Xhuliano Skukës, ku për këtë të fundit thotë se i duhet edhe pak kohë që ai të ritregojë cilësitë e tij.

Si e prisni ndeshjen ndaj Laçit?

“Nuk mendoj që ka kundërshtar të lehtë.

Të gjithë kundërshtarët kanë vështirësinë e tyre, të gjithë kërkojnë të marrim maksimumin e pikëve.

Mendoj që është një ndeshje që ka shkallën e vështirësisë së vet dhe rëndësinë .

Përsa i përket gjendjes së skuadrës kemi patur një javë të plotë për të punuar pas fitores ndaj Teutës. Na mungon për arsye kartonësh Sembene , ditët e fundit na janë bashkuar Mehmeti dhe Keko dhe kontigjenti sa vjen e po plotësohet. Çdo kundërshtar ndryshon , ekipe që luajnë me sisteme të nddryshme me individë të caktuar që gjatë lojës në kuadrin e manovrës vet ka ndryshime. Laçi është një skuadër që kërkon të ketë topin në zotërim dhe ka element cilësor të cilët po nuk pate përqëndrimin e duhur mund edhe të të ndëshkojnë. Patjetër që përpara çdo ndeshje analizohet kundërshtari.

Sot kemi edhe seancën e fundit për të përgatitur edhe disa detaje të cilat do të jenë të nevojshme dhe të rëndësishme për nesër”, tha Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat