Shumë kartona të verdhë, Atletico Madridi rrëzon Realin nga Kupa e Mbretit

Futboll

Shumë kartona të verdhë, Atletico Madridi rrëzon Realin nga Kupa e Mbretit

Nga: K.G. Më: 19 janar 2024 Në ora: 00:08
Pamje nga ndeshja

Atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Metropolitano” në Madrid, ku shikuesit panë lojë të fortë mes Atleticos e Real Madridit.

Atletico ka shënuar fitore pas 120 minutave, me rezultat 4:2 ndaj rivalit të përjetshëm e të përbetuar, Realit.

Atletico kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Mbretit. 

Image

Atletico Madridi

Reali është tronditur duke u eliminuar herët nga gara e Kupës.  

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa fitues (2:2). 

Atletico dy herë ka avancuar por Reali dy herë ka barazuar.

Për Atleticon shënuan Lino (39') e Morata (57') dhe për Realin realizuan Oblak (45+1 - autogol) e Joselu (82').

Pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, Griezmann në minutën e 100-të e Riquelme në atë të 119-të, shënuan për fitoren e madhe (4:2) të Atleticos. 

Shumë kartona të verdhë, gjithsej 13, shtatë për Atleticon Morata, Hermoso, de Paul, Koke, Simeone, Griezmann, Witsel dhe gjashtë për Realin Vinicius Junior, Camavinga, Diaz, Tchouameni, Bellingham, Carvajal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat