Tirana kryesuese dhe Partizani i vendit të tretë diskutojnë formulën e kampionatit

Futboll

Tirana kryesuese dhe Partizani i vendit të tretë diskutojnë formulën e kampionatit

Më: 18 janar 2024 Në ora: 18:09
Pamje nga një ndeshje

Kampionati kombëtar i futbollit të sallës tanimë ka mbyllur fazën e parë. Janë katër skuadra në lojë dhe do të luhet me katër faza e kampionia shpallet me grumbullim pikësh pa patur nevojë për fazën Play-off. Irtan Sejko, trajneri i Partizanit, dhe Artur Angoni, tekniku i Tiranës, e shohin kështu këtë formulë për sezonin 2023-2024.

"Formula nuk është e drejtë, por duke u nisur nga kushtet, pra në mungesë të ekipeve të tjera, kjo ishte zgjidhja më e mirë e mundshme", thotë trajneri i të kuqve.

"Gjasat janë që të riaktivizohet. Ka 2-3 vjet që Federata investon edhe për të afruar ekipe të reja, por dhe për ta masivizuar këtë sport", nënvizon Angoni

Tirana tre ndeshje, tre fitore e 9 pikë. Duket sikur kjo skuadër nuk ka rivalitet dhe të gjithë e ndjekin pa mundur ta frenojnë.

"U bënë disa vjet që ne përsëri pretendojmë që të jemi kampion", bën të ditur trajneri i bardhebluve.

Por çfarë duhet të presim nga Partizani? Vetëm tre pikë në tre ndeshje dhe vendi i fundit.

"Partizani të jeni të sigurtë që duke nisur nga faza tjetër do të shihni diçka tjetër komplet", shpjegon Sejko.

Për një skuadër më të denjë dhe ashtu sikurse ka emrin Partizani duhet dhe investimi me lojtarë. Por ka një kompromis, që e zbulon Sejko

"Për shkak të dakordësisë që ne kemi bashkë me të gjitha ekipet e tjera kemi rënë dakord që këtë sezon nuk do të ketë lojtarë të huaj", përfundon kryepankina e kuqe.

Faza e dytë nis në fillimin e javës së ardhshme me sfidat Tirana – Flamurtari dhe Vllaznia – Partizani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat