Inzaghi: Për kampionat kemi rivalë Juven dhe Milanin

Futboll

Inzaghi: Për kampionat kemi rivalë Juven dhe Milanin

Më: 18 janar 2024 Në ora: 15:57
Inzaghi

Interi është gati të zbresë në fushë në Riad për të mbrojtur trofeun e Superkupës së Italisë edhe në versionin e ri “Final Four”.

Trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, u shfaq optimist në konferencën para duelit me Lazion.

“Është objektivi i parë i sezonit, ne e kemi fituar në dy vitet e fundit dhe duam ta fitojmë sërish këtë vit.

Por si Interi, edhe Napoli, Fiorentina dhe Lazio kanë të njëjtat ambicie.

Kam një klub të rëndësishëm që po mendon për këtë, jam i kënaqur me katër sulmuesit që kemi në skuadrën tonë, të cilët na kanë dhënë kënaqësi në këtë pjesë të parë të sezonit.

Ironia e Allegrit? Kam dëgjuar dhe lexuar diçka….

Mendoj se është një dialektikë normale e botës së futbollit, e kam jetuar për shumë vite dhe prandaj e di.

Ajo që mund të them është se në kampionat është një duel i bukur mes Interit dhe Juventusit, por nuk do ta harroja Milanin: ata janë vetëm disa pikë larg, me një skuadër të shkëlqyer, që tani po ecën mirë. Mendoj se lufta i përfshin edhe ata”, deklaroi Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat